LAJMI I FUNDIT:

Aksioni i opozitës në Shiqipëri, Tabaku: Nuk jam dakord me këto mënyra, ia kam thënë dhe kolegëve

Aksioni i opozitës në Shiqipëri, Tabaku: Nuk jam dakord me këto mënyra, ia kam thënë dhe kolegëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte e ftuar këtë të enjte në Euronews, ku analizoi zhvillimet politike në vend.

Tabaku u ndal tek aksioni opozitar në parlament, ku prej disa javësh deputetët e Partisë Demokratike po bllokojnë punimet e seancës plenare përmes kaosit dhe ndezjes së tymueseve.


Tabaku tha se nuk është dakord me këto mënyra se dhe një qëndrim të tillë ia ka shprehur dhe kolegëve si dhe kreut të grupit parlamentar Gazmend Bardhi.

Por megjithatë Tabaku, theksoi se e kupton reagimin e deputetëve në një kohë kur maxhoranca po zbaton tiraninë e shumicës duke bllokuar çdo hapësirë të opozitës në parlament. Ajo shtoi se ndryshimi i rregullores, si dhe ligjit për komisionet parlamentare duhet të realizoheshin konsensus mes palëve.

“Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Badhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri tjetrin. Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen është kjo, e vetmja mënyrë për të thënë që 8 komisione hetimore në një vit e gjysmë janë rrëzuar, e vetmja mënyrë për të thënë që kryetarja e Kuvendit nuk njeh kreun e grupit parlamentar, e vetmja mënyrë për të treguar që e gjithë hapësira parlamentare është e zënë. Çfarë duhet të bëjë opozita kur në mesin e një krize parlamentare ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Kjo është tirania e shumicës, të uzurpojmë dhe atë hapësirë që kishte opozita në parlament. Në 2013 ka qenë një nga kushtet e integrimit që rregullorja e parlamentit ndryshohet në mënyrë konsensuale, ligji për komisionet hetimore në mënyrë konsensuale, ashtu sikurse dhe Kodi Zgjedhor”, tha Tabaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori