LAJMI I FUNDIT:

Me aksione pastrimi, mijëra fidanë të mbjellur e shumë aktivitete tjera – “Let’s Do It” përmbyllë “Javën e Tokës”

Me aksione pastrimi, mijëra fidanë të mbjellur e shumë aktivitete tjera – “Let’s Do It” përmbyllë “Javën e Tokës”

Me dhjetëra aksione pastrimi, mbjellje të mijëra fidanëve, gara, aktivitete sportive e aktivitete të shumta gjithandej Kosovës është shënuar ‘Java e Tokës’, të cilën “Let’s Do It” e nisi më 19 prill.

Sipas një njoftimi, nga 19 prilli deri më sot, çdo ditë u organizuan aktivitete të shumta nga vullnetarë të “Let’s Do It”, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ambasada të huaja në Kosovë, kompani të pastrimit, shkolla, KFOR-i, Policia e Kosovës e biznese, në komuna të ndryshme.


Po sipas njoftimit, “Java e Tokës” nisi me aksion pastrimi e mbjellje fidanësh në Komunën e Skenderajt, ndërsa aktivitetet vazhduan edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Gjithashtu, thuhet tutje, më 26 prill u mbajt ceremonia e shpërndarjes së 500 kontejnerëve dhe 500 shportave për 13 komuna të Kosovës.

Përfituese të këtyre kontejnerëve dhe shportave kanë qenë komuna e Junikut, Podujevës, Istogut, Skenderajt, Pejës, Prizrenit, Hanit të Elezit, Shtimes, Mitrovicës, Lipjanit, Malishevës, Rahovecit dhe Deçanit.

Përzgjedhja e këtyre komunave është bërë në bazë të angazhimit të tyre në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila u mbajt nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2018.

“Kujtojmë se në Konferencën përmbyllëse të Fushatës ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, disa prej komunave u është ndarë granti prej 1.2 milionë eurosh i MMPH-së”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori