LAJMI I FUNDIT:

Aksionari i Monego-s: Administratori i caktuar nga BQK duhet të hapë degët e kompanisë dhe të raportoj për veprimet e tij

Aksionari i Monego-s: Administratori i caktuar nga BQK duhet të hapë degët e kompanisë dhe të raportoj për veprimet e tij

Aksionari i institucionit financiar jo-bankar Monego, kërkon nga administratori i caktuar, Visar Zeneli të sigurojë një raport për veprimet e ndërmarra në javën e parë që nga data 6 dhjetor. Kështu thuhet në njoftimin e kompanisë për media.

Po ashtu, sipas njoftimit, aksionari thotë se administratori duhet të sigurojë për publikun dhe aksionarin planin e tij të veprimit për këtë javë në mënyrë që të dihet se si do të zbatojë detyrën kryesore të dhënë nga Banka Qendrore e Kosovës, përkatësisht mbledhjen e kredive të papaguara dhe të interesit për kreditorët.


“Aksionari kërkon nga zotëri Zeneli që menjëherë të hapë degët e kompanisë për t’u mundësuar kthimi i kredive të dhëna. Mbyllja e degëve do të thotë që klientët nuk janë në gjendje të përmbushin detyrimet e tyre të kredisë, duke shkelur kështu obligimet e tyre kontraktuale. Përveç kësaj, vendimi që klientët të bëjnë pagesa përmes llogarive të tjera bankare, që nuk janë ato të Monego, përbëjnë shpenzime shtesë për klientët e Monego për shkak të pagesës së shpenzimeve shtesë të transaksioneve bankare. Vendimi i administratorit për të mbyllur degët gjithashtu krijon pasiguri për vendin e punës për 250 punonjës të kompanisë, të cilët janë të nevojshëm për të kryer punët e nevojshme për portofolion ekzistuese të kredisë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Siç është raportuar, BQK ka vendosur të revokojë licencën për kompaninë që lëshon kredi konsumuese Monego, duke emëruar një administrator të ky institucion.

“Aksionari i kompanisë do të përdorë të gjitha mjetet juridike për të mbrojtur interesat e tij ligjore, siç është thënë nga përfaqësuesit ligjorë Arianit Koci dhe Granit Vokshi”, përfundon njoftimi.

BQK jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit
Lexo po ashtu BQK jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit

Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t’i paguajnë këstet e kredive të marra.

BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë. /Telegrafi/