LAJMI I FUNDIT:

Aksion i ri gueril i Manastirasve: E ftuan Taleskin ti lajë mëkatet, nesër ngjyroset Shtipi (Foto)

Qytetarët e Manastirit edhe sonte me aktivitete të pazakontë e shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj kryetarit të komunës, Vladimir Taleski, i akuzuar në rastin „Transportuesi”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata sonte e ftuan Taleskin që në shatërvanin e sheshit ti lajë mëkatet e bëra.


fontana

Ndërsa nesër është paralajmëruar protesta e “Revolucionit Laraman” në qytetin e Shtipit. Siç kanë bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ata nesër do të protestojnë para ndërtesës së Gjykatës themelore.

stip-povik

Ngjarja do të fillojë në ora 19, ndërsa në të pritet të flasin Svetlana Laskova dhe Goran Trajkov./Telegrafi/