LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Shkup, arrestohen dy persona për tregti me lëndë narkotike

Aksion i policisë në Shkup, arrestohen dy persona për tregti me lëndë narkotike

MPB informon se gjatë ditës së djeshme (23.06.2021) rreth orës 17:00 Departamenti i Policisë Kriminale, Sektori për Tregtinë e Paligjshme të Drogave, Armëve dhe Substancave të Rrezikshme, në Rrugën “Srbija” ka privuar nga liria personat A.R. (43) dhe E.S. (29), të dy nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, ata janë arrestuar për shkak të dyshimeve se ata kanë kryer veprën “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të barnave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”.


“Gjatë kontrollit të një automjeti taksi, në të cilin transportohej A.R., u gjetën dy çanta me marijuhanë, të cilat do t’i dorëzoheshin një personi tjetër për të kryer transportin në Republikën e Turqisë. Pak më vonë, në të njëjtin bulevard, u ndalua një automjet i tipit “Citroen C4” me targa të Shkupit, në pronësi të A.R., dhe i drejtuar nga E.S”.

“Në koordinim me oficerët e policisë nga SPB Shkup, pas një urdhri të gjykatës, u kryen kontrolle në shtëpitë e dy personave, gjatë të cilave u gjetën dhe sekuestruan disa pako marijuhanë, me peshë rreth pesë kilogramë dhe një matëse. Të dy personat u ndaluan në Stacionin Policor Bit Pazar dhe pas dokumentimit të çështjes, ndaj tyre do të ngritën kallëzime penale”, thonë nga MPB.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori