LAJMI I FUNDIT:

Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, arrestohen disa persona

Aksion i policisë në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, arrestohen disa persona
Foto: Ilustrim


Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “subvencionet”, ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në AZHB, ndërsa tha se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.


“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftim.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aksionin në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti ‘Subvencioni 2021’”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Ministrinë e Bujqësisë rreth katër muaj më parë, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.

Rasti 'Subvencioni 2021': Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj 10 të arrestuarve, dy të tjerë në arrest shtëpiak
Lexo po ashtu Rasti 'Subvencioni 2021': Gjykata ua vazhdon paraburgimin edhe për dy muaj 10 të arrestuarve, dy të tjerë në arrest shtëpiak

Muaj pas muaji, policia ka vazhduar me aksione të ndryshme në lidhje me rastin e quajtur “Subvencioni 2021”.

Telegrafi do të ju mbajë të informuar për zhvillimet në këtë aksion. /Telegrafi/