Forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar më shumë se një ton heroinë, të fshehur në një anije mallrash me flamur të Republikës Demokratike të Kongos, gjatë një kontrolli në ujëra ndërkombëtare.
Policia turke thotë se bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës të konfiskuar në historinë e Turqisë.
Operacioni nisi pasi skuadrat antidrogë morën një informacion mbi anijen që po udhëtonte drejt Turqisë, me një sasi të madhe droge.
Forcat e Marinës turke, ato të Rojes Bregdetare dhe forcat speciale nga provinca lindore e Mersinit morën pjesë në aksion, duke konfiskuar 40 thasë me heroinë të fshehur në disa ndarje sekrete në anije.
Policia tha se 9 pjesëtarë të ekuipazhit ishte arrestuar në operacion, ndërsa anija ishte transportuar drejt një baze detare në Marmaris, në Turqinë jugperëndimore. Sipas policisë, vlera në treg e drogës së konfiskuar shkonte në 200 milionë lira ose 57 milionë dollarë.
Turqia është një nga trajektoret e rëndësishme të trafikut të heroinës nga Afganistani drejt Europës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë
Arrestohen 544 persona në Turqi - thuhet se kishin lidhje me Gulenin
"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij
Situatë 'shumë e tensionuar' në Kharkiv të Ukrainës
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?
Punëtorët gjeorgjian rinovuan ndërtesën dhe mbetën të tronditur - gjetën dhëmbë njeriu të 'varrosur' në mure
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen