LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Ferizaj, mbesin të lënduar pesë persona

Aksident në Ferizaj, mbesin të lënduar pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zaskok, në komunën e Ferizajt, raporton policia.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar pesë persona.


Ky aksident ka ndodhur mes dy automjeteve ku njëri prej ngasësve ishte  prej Kosovës dhe tjetri shtetas i Maqedonisë Veriore.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15. Personat e lënduar kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me ngasës meshkuj, njëri kosovar dhe tjetri shqiptar i Maqedonisë Veriore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, dy prej tyre janë dërguar në QKUK për trajtim të vazhdueshëm mjekësor”, njofton policia./Telegrafi/