LAJMI I FUNDIT:

Aksidentoi 78-vjeçaren në Tiranë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit

Aksidentoi 78-vjeçaren në Tiranë, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit

Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet, drejtuesi i të cilit aksidenton një shtetase në Tiranë, Policia ka sqaruar sot se specialistët e qarkullimit rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori.

Në një njoftim për shtyp, policia ka shtuar se shtetasi S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi S. Ll. drejtonte automjetin, nën efektin e pijeve alkoolike, në masën 0.15 mg/litër.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori