LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet ariun në Pejë

Vetura godet ariun në Pejë

Një ari në mbrëmë në orët e vona është aksidentuar nga një veturë në lëvizje, në Pejë.

Sipas, një postimi të faqes Peja në Fokus, thuhet se sinjalizues të këtij qyteti kanë raportuar përvec dëmeve material dhe lëndime që ka pësuar ariu end nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar.


“Sinjalizues të Peja në Fokus kanë raportuar se aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes që lamë pas, ndërsa përveç dëmeve materiale dhe ariut, ende nuk dihet nëse ka të lënduar në njerëz”, thuhet në postimin e tyre.

Sipas videos shihet ariu i shtrirë, gjendja e të cilit ende nuk dihet. /Telegrafi/