LAJMI I FUNDIT:

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Automjeti me të cilin po udhëtonin futbollistet dhe stafi i KFF Jakova gjatë kthimit nga një aktivitet nga Shqipëria është rrokullisur mbrëmjen e kaluar në afërsi të Junikut.

Si pasojë e këtij aksidenti dy futbolliste dhe trajneri i skuadrës së senioreve, N. Kamberi ndodhen aktualisht për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjakovës, por fatmirësisht janë pa lëndime serioze dhe jashtë rrezikut për jetë.


Pjesa tjetër e futbollisteve pas trajtimit të duhur mjekësor, sot në mesditë, janë liruar në shtëpi.

Është klubi i KF Gjakovës që ka konfirmuar një gjë të tillë me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook.

Pas aksidentit, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka shpreh keqardhje për këtë aksident dhe shpreh gatishmërinë për t’i qëndruar afër KFF Jakova dhe futbollisteve të këtij klubi për ta kaluar sa më parë këtë moment traume dhe lëndimet e pësuara nga ky aksident.

Njëherësh, FFK uron që futbollistet dhe i gjithë stafi i KFF Jakova të shërohen sa më shpejt nga lëndimet e pësuara dhe t’i rikthehen punës në fushën e gjelbër, duke shpresuar që raste të tilla të mos ndodhin asnjëherë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori