LAJMI I FUNDIT:

​Aksidenti tragjik në Koshare të Ferizajt, ndalohet një person

​Aksidenti tragjik në Koshare të Ferizajt, ndalohet një person

Një person është ndaluar sot për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik, ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm.

Ndalimi i personit ka të bëjë me aksidentin në trafik sot ndërmjet dy veturave në Koshare të Ferizajt.


Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore
Lexo po ashtu Katër të vdekur në një aksident në magjistralen Ferizaj-Shtime, një grua në gjendje të rëndë shëndetësore

Si pasojë kanë humbur jetën katër persona dhe një tjetër është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, brenda afatit ligjor, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj./Telegrafi.