LAJMI I FUNDIT:

Aksidenti tragjik në Koshare, kërkohet paraburgim për drejtuesin e automjetit

Aksidenti tragjik në Koshare, kërkohet paraburgim për drejtuesin e automjetit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit E.M. nga Ferizaj, nën dyshimet se ka kryer veprën penale rrezikimi i trafikut publik.

Dje në orën 15:37, në rrugën Ferizaj-Shtime, në fshatin Koshare, i pandehuri E.M., duke drejtuar automjetin e markës “Audi A8”, tejkalon në vijë të plotë dhe kalon në shiritin e majtë rrugor dhe me pjesën e përparme të automjetit e godet automjetin e markës “Golf II”, i cili po lëvizte nga drejtimi i kundërt.


Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona
Lexo po ashtu Policia tregon sesi erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ferizaj ku vdiqën katër persona

Me këtë rast kanë humbur jetën katër persona që ndodheshin në automjetin “Golf II”, ndërsa lëndime të rënda trupore pëson pasagjerja I.R., e cila është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtejmë.

I pandehuri E.M. është ndaluar për 48 orë./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori