LAJMI I FUNDIT:

Aksident zinxhiror në Veternik – të përfshira pesë vetura, katër të lënduar (Foto)

Aksident zinxhiror në Veternik – të përfshira pesë vetura, katër të lënduar (Foto)

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen Veternik të Prishtinës.

Siç merr vesh Telegrafi, nga aksidenti ka të lënduar.


Ndërkohë mësohet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se autoambulanca ka bartur të lënduarit drejt QKUK-së.

Kjo është konfirmuar për Telegrafin edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen Veternik, në këtë aksident kanë qenë të përfshira pesë automjete ku janë lënduar katër persona”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se njësia përkatëse është duke u marr me rastin.

Aksidenti në fjalë ka shkaktuar edhe kolonë të gjatë të automjeteve në këtë pjesë të Prishtinës. /Telegrafi/