LAJMI I FUNDIT:

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë edhe 19 vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, ndërron jetë edhe 19 vjeçari shqiptar

Mateo Huqi nuk ia doli, pas luftës gjashtë ditore mjekët sot lajmëruan se ai ka pësuar vdekje celebrale.

Dje është varrosur i riu italian, i cili u aksidentua bashkë me shqiptarin, pas përplasjes së fortë që këta kishin nga një kamion.


Italiani luftoi për jetën vetëm dy ditë, ndërsa Mateo Huqi pas gjashtë ditësh në kujdes intensiv ka humbur betejën me jetën.

Goditjet e forta pas aksidentit i kishin shkaktuar shqiptarit fraktura të shumta në trup, por ajo që shqetësonte mjekët e spitalit të Monzës ishte gjakderdhja nga koka e të riut shqiptar.

Mjekët ishin munduar të reduktonin gjakderdhjen, por sot ata konstatuan se truri i Mateos kishte vdekur, ashtu si edhe i bashkëmoshatarit të tij Marco.

Sipas mediave italiane kjo tragjedi godet dy të rinjtë, dy familje dhe dy komunitete të ndryshme.

Mateo kishta gjashtë muaj që punonte në një firmë italiane.

Edhe Erlind Tafa ishte përfshirë në aksident, por tashmë është duke u trajtuar në një spital në Milano dhe është jashtë rrezikut për jetën, por larg nga rikuperimi i plotë që do e rikthente në normalitet.

Mateo ishte i lumtur në punën e tij dhe ishte në ngritje e sipër.

Pronari i kompanisë ku punonte Mateo shprehet i trishtuar nga vdekja e punëtorit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa

Drejtësi
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori