Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, më 2 nëntor, në aksin rrugor “Strum-Roskovec“, ku përplasja midis dy automjeteve dhe një motor ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 17:20, automjeti me drejtues F. D. u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga B. C. dhe me motomjetin e K. H., 33 vjeç, banues në Strum.


Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit, K. H., humbi jetën në vend.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit, ndërkohë që detajet e tjera mbi gjendjen e drejtuesve të automjeteve nuk janë bërë të ditura.