Sonte (diel) në rrugën Prishtinë-Pejë rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes pesë veturave.

Reklama

Aksidenti  ka ndodhur në segmentin e magjistrales Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha ka thënë se në këtë aksident lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët kanë gjendje stabile.

“Si pasojë e aksidentit është krijuar kolonë ne drejtim të Prishtinës pasi qarkullimi është realizuar vetëm në një shirit te rrugës”, ka thënë Hoxha.

Policia e trafikut dhe ndihma e shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u dalë në ndihmë të lënduarve./Telegrafi/