LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Aksident trafiku në Kaçanik, lëndohen pesë persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje pasdite në Kaçanik me ç’rast janë lënduar pesë persona.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një automjeti udhëtarësh.


Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/