LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Kaçanik – lëndohen gjashtë persona

Aksident trafiku në Kaçanik – lëndohen gjashtë persona

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Kovaçec të Kaçanikut.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, teksa ka njoftuar se në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë zyrtare, transmeton Telegrafi.


“Sot gjatë ditës, në fshatin Kovaçec ka ndodhur një aksident ku është përfshirë një veturë zyrtare e komunës. Nga ky aksident kanë pësuar lëndime 6 qytetarë, 3 prej tyre zyrtar publik të komunës. Pas marrjes së informacionit kam dalur në vendngjarje dhe jam interesuar nga afër për gjendjen e tyre shëndetësore”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Më tej, kryetari i Kaçanikut ka shkruar se të lënduarit po marrin trajtimin e duhur mjekësor.

“Me këtë rast iu bëj thirrje shoferëve për kujdes të shtuar në komunikacion”, ka thënë ai.

Ndryshe, numri i aksidenteve në komunikacion ditëve të fundit është rritur, ndërsa vetëm në 24-orët e fundit kanë ndodhur 43 aksidente. /Telegrafi/