eksperti-banner

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në Fushë Kosovë, më saktësisht në fshatin Bresje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi konfirmoi për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.


"Në ora 18:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë, diku në Bresje, Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona", tha ai.

Krasniqi bëri të ditur se njësia policore e autostradës ka dalë dhe është marrë me aksidentin. /Telegrafi/