LAJMI I FUNDIT:

Aksident trafiku në Bërnjak, vdes një person

Aksident trafiku në Bërnjak, vdes një person
Foto: Ilustrim

Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e diel në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak.

Policia njofton se një veturë u përplas me një shkëmb, ku tre persona janë lënduar dhe njëri prej tyre ka ndërruar jetë, transmeton Telegrafi.

“Fsh. Bernjak / 07.07.2024 – 23:00. Raportohet se ka ndodhur një vet-aksident trafiku në rrugën nacionale Zubin Potok – Bërnjak, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës vetura që drejtohej nga i dyshuari shtetas i Serbisë, ka dalur nga rruga duke u përplasur me një shkëmb. Si pasojë e aksidentit tre pasagjerët meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore ku sipas mjekëve në Spitalin e Mitrovicës njëri prej tyre ka vdekur”, bëhet e ditur në njoftim.


Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari (drejtuesi i veturës) është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Telegrafi/