Aksident trafiku me lëndime në Vushtrri


Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në rrugën lokale të fshatit Reznik, në Vushtrri.
Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, gjashtë persona kanë kërkuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete civile me targa vendore. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKF Vushtrri”, ka thënë Zahiti për Telegrafin./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
25/01/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































