eksperti-banner

Pamje të rënda janë filmuar gjatë një aksidenti ku drejtuesi i një autobusi ka humbur kontrollin e mjetit të dhe ka përplasur disa vetura të tjera, duke shkaktuar 2 viktima dhe 16 të plagosur.

Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në pjesën e pasme të një veture, e cila ka shpëtuar pa u dëmtuar nga aksidenti.


Ngjarja ka ndodhur në autostradë në Seul të Koresë së Jugut, transmeton tch.

Nga sa dallohet nga videoja autobusi ka shkatërruar tërësisht 2 vetura, një tjetër ka fluturuar në ajër, ndërsa 2 tjera kanë marrë dëme më të lehta.