LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës (Foto)

Aksident i rëndë në Lagjen “Arbëria” të Prishtinës (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në orët e pasditës tek rreth-rrotullimi në Lagjen “Arbëria”, që ndodhet te Komuna e re e Prishtinës.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Nga fotot e realizuara nga KosovaPress, shihet se vetura është dëmtuar shumë.


Në aksident ka pësuar lëndime një person, i cili është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente të QKUK-së.

KosovaPress nuk ka mundur të kontaktojë zyrtarët policorë të rajonit të Prishtinës, për të mësuar më shumë rreth aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident.