LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë afër stacionit të trenit në Klinë, përfshihen dy vetura

Aksident i rëndë afër stacionit të trenit në Klinë, përfshihen dy vetura
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Klinë afër stacionit të trenit.

Nga pamjet që janë publikuar nga media lokale shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dëmet materiale janë të mëdha.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:04, dhe se si pasojë e tij dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në në Klinë. /Telegrafi/