Aksident omunikacioni te Qendra e Studentëve në Prishtinë (Foto)


Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në udhëkryqin te Qendra e Studentëve në Prishtinë.
Sipas fotografive të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar shihen dy vetura të aksidentuara në semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Agim Ramadani”, “Fehmi Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”.
Nuk dihen shkaqet e aksidentit as nëse ka të lënduar në këtë aksident.
Aksidenti ka ndodhur në kohën kur në Prishtinë ka reshje të dendura të borës.
Nga
Telegrafi
27/02/2018







































