LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, katër persona të lënduar

Aksident në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, katër persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, si pasojë e të cilit katër persona kanë marrë lëndime trupore.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa policia është duke hetuar për shkaktarin e aksidentit.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Me datën 09/06/2020 rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë –Fushë Kosovë, është shkaktuar një aksident trafiku rrugor me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete ‘Opel Astra’ ngjyrë hiri pa targa, (shoferi i lënduar) dhe ‘VW Pollo’ ngjyrë e zezë me targa vendore (shoferi i lënduar). Lëndime kanë marrë edhe 2 persona të tjerë (pasagjerë). Policia me njësitet e saj po kryen hetimet lidhur me shkaktarin e aksidentit dhe sipas informatave fillestare shkaktari dyshohet të jetë lëvizja me automjet në rrugë një kahore”, tha Hoxha për Telegrafin.

Ai shtoi po ashtu se Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të jenë me vigjilent dhe shenjat e trafikut t’i respektojnë me përpikëri.

“Përndryshe Policia e Kosovës vazhdon dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithë atyre që shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerancë do të aplikohet në këtë aspekt, me të vetmin qëllim sigurinë më të madhe në rrugët tona dhe shmangien e aksidenteve rrugore”, tha Hoxha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori