Aksident në Prizren, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje në Prizren, ku i përfshirë ka qenë një automjet kombi dhe një mjet i punës Goldon.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i mjetit të punës i cili ka marrë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente dhe më pas është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ka ndodhur dje në mesditë dhe po hetohet nga policia. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































