LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 09:26 në fshatin Kishnicë, Prishtinë.


Siç thuhet në raport, në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

Ndërkaq, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Fshati Kishnicë, Prishtinë 21.01.2019 – 09:26. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku, të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të gjithë meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/