LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë

Aksident në Prishtinë, lëndohen dy këmbësorë
Foto: Ilustrim

Dy këmbësorë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën “Te Çafa”, Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti dhe dy këmbësorëve të cilët janë dërguar për tretman mjekësorë në QKUK.

“Në një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një veture dhe dy këmbësorëve. Policia ka dalur në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/