LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Poklek të Drenasit, tetë të lënduar

Aksident në Poklek të Drenasit, tetë të lënduar
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.

Si pasojë e këtij aksidenti, merret vesh se janë lënduar tetë persona, përcjell Telegrafi.


Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë.

Ndërkohë që sipas Policisë së Kosovës, njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin.

”Sot rreth orës 14:00 në fshatin Poklek të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku kanë mbetur të lënduar tetë persona. Të njëjtit janë dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësorë. Ndërkohë që njësitë e trafikut janë duke e hetuar rastin”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. /Telegrafi/