Aksident në Mitrovicë, lëndohet motoçiklisti


Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mitrovicë, ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një motoçiklist.Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ademi”, afër hekurudhës, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Rreth orës 17:00, në rrugën " Shemsi Ahmeti" është raportuar për aksident trafiku me lëndime, të përfshira në aksident një veturë dhe motoçikletë, si pasojë e aksidentit lëndine trupore ka pësuar një person i cili ka kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës”, tha Zahiti. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
28/01/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































