LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)

Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në dalje të kryeqytetit.

Raportohet se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.


Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Për shkak të aksidentit, rruga përkohësisht është mbajtur e mbyllur dhe kjo ka krijuar kolonë të gjatë automjetesh.