LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Gjilan, rrokulliset një veturë

Një veturë është vetëkaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan në fshatin Slivovë.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se si një veturë është rrotulluar, ndërsa brenda saj, për fat të mirë nuk ka ndonjë person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 14:40 një veturë është vetëaksidentuar në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Nuk ka vetura tjera të përfshira. Nuk ka as persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë që Policia e Kosovës çdo ditë bënë apel që të pjesëmarrësit në trafik të shtojnë kujdesin në mënyrë që t’i ulet numri i aksidenteve. /Telegrafi/