LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë të lënduar

Aksident në Drenoc të Klinës, gjashtë të lënduar

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Drenoc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20.


Sipas tij, në aksident janë përfshirë një kombi dhe një veturë.

“Sot rreth orës 17:20, Policia është informuar se në fshatin Drenoc-Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kombi dhe një veturë, si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore, të lënduarit janë dërguar ne Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova./Telegrafi/