Aksident në Dollc të Klinës, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)


Në një aksident të ndodhur në Dollc të Klinës, janë përfshirë dy vetura.
Siç edhe mund të shihet në pamjet e siguruara nga Telegrafi, bëhet fjalë për një aksident në të cilën njëra nga veturat ka pësuar dëmtime të mëdha.
Gjithashtu, aty mund të shihen edhe njësitë e Policisë së Kosovës.
Deri më tani nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar dhe se cilat ishin shkaqet e aksidentit.
Nga aksidenti thuhet se janë shkaktuar edhe kolona të veturave. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/12/2018




































