LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Dollc të Klinës (Foto)

Aksident në Dollc të Klinës (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në fshatin Dollc, në Klinë, ku janë përfshirë tri vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e konfirmoi për Telegrafin aksidentin i cili ka ndodhur në fshatin Dollc, mirëpo pa dhënë detaje tjera.


“E konfirmoj aksidentin i cili ka ndodhur. Mirëpo për detaje tjera do ju informojmë pak më vonë”, ka thënë shkurt Ibraj.

Një lexues i Telegrafit bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa njëra nga to ka dal jashtë rruge. /Telegrafi/