LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes tri veturave në rrugën “B” në Prishtinë, lëndohen dy persona

Aksident mes tri veturave në rrugën “B” në Prishtinë, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën “B” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.


Borovci bëri të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci. /Telegrafi/