LAJMI I FUNDIT:

Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në Komoran – lëndohen dy persona

Aksident mes një kamioni dhe dy veturave në Komoran – lëndohen dy persona

Një kamion dhe dy vetura janë përfshirë mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në Komoran.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani, konfirmoi për Telegrafin se në aksident janë lënduar dy persona.

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime”, theksoi ai.


Kelani shtoi tutje se më vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin. Ndryshe, Policia ka njoftuar se mbi 100 aksidente trafiku kanë ndodhur në dy ditët e fundit në vend, ku disa prej tyre ishin me persona të lënduar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori