LAJMI I FUNDIT:

Aksident me makinë në Itali, vdes shqiptari 32-vjeçar

Aksident me makinë në Itali, vdes shqiptari 32-vjeçar

Një shqiptar 32-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor në Itali.

Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të pasdites së të premtes në rrugën shtetërore 80, në zonën Selva Piana të Mosciano Sant’Angelo (Teramo).


Rreth orës 18:00, makina Fiat Punto me të cilën po udhëtonte shqiptari, u përplas me një Audi A3 që drejtohej nga një 25-vjeçar, në një kryqëzim.

Forcat e Zjarrfikësve nga Komanda Teramo kanë ndërhyrë dhe kanë bashkëpunuar me personelin mjekësor për t’i dhënë ndihmë drejtuesit të mjetit Fiat Punto.

32-vjeçari pavarësisht ndihmës së dhënë, ka ndërruar jetë për shkak të traumës së rëndë.

25-vjeçari ka marrë lëndime trupore dhe është transportuar në spitalin e Giulianova. /Tch/Telegrafi/