LAJMI I FUNDIT:

Aksident komunikacioni në Strumicë, lëndohen 11 persona

Aksident komunikacioni në Strumicë, lëndohen 11 persona

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar në një aksident komunikacioni që sot në orët e mëngjesit ndodhi në rrugën Strumicë-Novo Sellë në dalje të fshatit Dabile.

Nga SPB Strumicë thonë se dy nga të lënduarit kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa të tjerët janë lënduar më lehtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas dëshmitarëve, në aksident kanë marrë pjesë një traktor dhe dy makina. Ndërsa hetimet akoma janë në rrjedhë./Telegrafi/