LAJMI I FUNDIT:

Aksident me fatalitet në Vushtrri, policia ndalon shoferin 22-vjeçar

Aksident me fatalitet në Vushtrri, policia ndalon shoferin 22-vjeçar
Foto: Arkiv

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ku si pasojë e aksidentit, për shkak të plagëve të marra një person ka humbur jetën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Telegrafin se viktima ishte këmbësor 56 vjeçar i cili është goditur nga vetura.


“Sonte, rreth orës 20:00 të datës 30 shtator 2021, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, gjegjësisht në segmentin rrugor Vushtrri, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet. Në aksident është përfshirë një automjet me targa vendore që ka goditur këmbësorin-viktimën E. Xh., 56 vjeçar, i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara është raportuar se në ora 22:00 në QKUK- ka ndërruar jetë”, tha Zahiti.

Sipas hetimeve të para, deri të aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të pakujdesisë së ngasesit të automjetit.

22-vjeçari është ndaluar nga Policia.

“Nga hetimet e para, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Ndërsa të dyshuarit- drejtuesit të automjetit E. M., 22 vjeç, me aktvendim të prokurorit të rastit i është shqiptuar masa e ndalimit”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori