LAJMI I FUNDIT:

Akrobatja rrëzohet në tokë nga 5 metra lartësi, shpëton mrekullisht (Video, +18)

Akrobatja rrëzohet në tokë nga 5 metra lartësi, shpëton mrekullisht (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur akrobatja papritmas bie në tokë nga 5 metra lartësi, derisa po performonte para masës në një cirk,.

Cirku që ishte i mbushur me fëmijë në Novokuznetsk të Rusisë, mbetën të shokuar kur akrobatja gjatë “shfaqjes” u rrëzua në tokë dhe mbeti pavetëdije, transmeton Telegrafi.


19-vjeçarja Yana nuk po përdorte pajisje mbrojtëse kur gjatë “shfaqjes” u përplas për tokë, ndërsa në fillim kolegët frikësoheshin se kishte thyer boshtin kurrizor, por me të arritur në vendin e ngjarjes mjekët konstatuan se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.

“Nuk e prisja se do të jem dëshmitare e një rrëzimi kaq të tmerrshëm. Të gjithë mbetëm të habitur kur e pamë në tokë pavetëdije”, ka deklaruar dëshmitarja Olesya Eroshenkoit. /Telegrafi/