LAJMI I FUNDIT:

AKR ankohet se KQZ ua reduktoi numrin e komisionarëve

AKR ankohet se KQZ ua reduktoi numrin e komisionarëve

Aleanca Kosova e Re AKR me anë të një konference për medie ka bërë të ditur se KQZ- ua ka reduktuar numrin e komisionarëve nëpër vendvotime në Prishtinë.

Sekretari i AKR-së Vesel Makolli tha se fatkeqësisht AKR-së po i bëhet e padrejtë për përfaqësimin e tyre nëpër qendra të votimit. Sipas tij, ky shqetësim bohet fjalë për të gjitha komunat e Kosovës, ku janë përgjysmuar numri i komisionarëve. Ai tha se përfaqësimi i AKR po e pengon dikë për ta dëmtuar subjektin tonë.


Vetëm në Prishtinë janë hequr 70 komisionarë nga KQZ. Zyrtarë të këtij subjekti bënë thirrje KQZ të bëhet një zgjidhje sepse komisionari është ai që do ta ruan votën e sovranit.