LAJMI I FUNDIT:

AKP thotë se ka fituar rastin gjyqësor në Mal të Zi, kthen 8 asete të “KBI Kosova Export” – Industria e Mishit Fushë Kosovë në emër të ndërmarrjes

AKP thotë se ka fituar rastin gjyqësor në Mal të Zi, kthen 8 asete të “KBI Kosova Export” – Industria e Mishit Fushë Kosovë në emër të ndërmarrjes

Agjencia Kosovare e Privatizimit përmes një njoftimi për media thekson se ka fituar rastin dhe ka kthyer 8 asete të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë në Mal të Zi në emër të kësaj ndërmarrje.

Agjencia Kosovare e Privatizimit në fillim të këtij viti e ka kuptuar që 8 asete në Mal të Zi të KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë janë shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë dhe janë regjistruar në emër të personave fizik në Drejtorinë Kadastrale në Podgoricë.


“AKP ka parashtruar ankesë kundër aktvendimit të datës 24.01.2023 të Drejtorisë Kadastrale në Podgoricë lidhur me ndërrimin e titullarëve të pronësisë në asetet e KBI Kosova Export – Industria e Mishit Fushë Kosovë, në Mal të Zi, në shkallën e dytë administrative kompetente, që është: Ministria për Planifikim, Urbanizëm dhe Pronë e Republikës së Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se më 29 nëntor 2023, AKP ka pranuar aktvendimin e shkallës së dytë administrative (“Broj:07-2-1083/2008”), në Podgoricë, me të cilin është aprovuar ankesa e AKP-së, duke anuluar aktvendimin e Drejtorisë për Kadastër në Podgoricë, me të cilin këto asete ishin regjistruar në emër të personave fizik në Podgoricë, pasi që ishin shitur nga Agjencia për Likuidimin e Personave Juridik Privat të Republikës së Serbisë në mënyrë të paligjshme.

Në komunikatën e AKP-së thuhet se si rezultat i ankesës së AKP-së, Shkalla e Dytë Administrative në Podgoricë e ka aprovuar ankesën e AKP-së me ç ‘rast 8 asetet janë rikthyer në emër të KBI Kosova-Export Industria e Mishit Fushë Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center

"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave

Mirjeta Hajzeraj
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori