LAJMI I FUNDIT:

Ende nuk ka vendime për zhvendosjen e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”

Ende nuk ka vendime për zhvendosjen e përmendoreve të projektit “Shkupi 2014”

Largimi i përmendores së Andon Qose mbetet e vetmja nga projekti “Shkupi 2014” i cili u hoq me vendim të Qeverisë.

Deri më tash për asnjërin nga përmendoret, statujat ose objektet nuk ka vendim qeveritar për tërheqje apo dislokim, edhe pse Komisioni i Ministrisë së Kulturës i cili merret me shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” tanimë një kohë i ka dorëzuar ministrit Allagjozovski rekomandimet për dislokim të disa përmendoreve si: Aleksandri i Madh, Filipi i dytë, Nënë Tereza, Porta Maqedonia, grupi i 32 skulpturave, suveniret me motive të projektit Shkupi 2014 e të tjera, njofton Alsat-M.


Njëri nga anëtarët e Komisionit për shqyrtimin e projektit “Shkupi 2014” thotë se punimet e tyre shkojnë me një ritëm të ngadaltë dhe se nevojitet kohë e gjatë për shqyrtimin e të gjitha objekteve.

Gjatë ditës së djeshme kreu i komunës Qendër Sasha Bogdanoviq deklaroi se do të bëhet dislokimi i shumë objekteve që janë të vendosur në territorin e kësaj komune, pa mos zbuluar se cili do të ishte objekti i radhës. Gjatë muajit shkurt Qyteti i Shkupit largoi përmendoren e Andon Janev Qose. e vendosur para Gjykatës Supreme në Shkup, pas vendimit të Inspektoratit ndërtimor të komunës Qendër i cili konstatoi një sërë shkeljesh ligjore gjatë vendosjes së tij vite më parë.

Komuna e Sopishtës kërkoi që kjo përmendore të vendoset në territorin e saj, mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga kreu i Shkupit Shilegov i cili deklaroi se ajo nuk mund as të jepet e as të merret pa mos përfunduar proceset gjyqësore që janë ngritur për të, që kishin të bëjnë me shoqatën e cila kishte dhuruar këtë përmendore dhe firmën e cila kishte punuar të njëjtën.

Në trend Lajme

Më shumë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori