Ka një muaj prej kur ka kaluar afati ligjor për emërimin e drejtorit Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, por pozita ka mbetur ende e lirë meqë kryeministri në detyrë dhe ushtruesja e detyrës së presidentit nuk janë pajtuar rreth emrit që duhet të udhëheqë me këtë institucion.
Ekspertët e sigurisë po vlerësojnë se jostabiliteti politik po dëmton edhe sigurinë në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe Vjosa Osmani e cila ushtron postin e presidentit të vendit ende nuk kanë arritur konsensus për emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, që prej 17 dhjetorit 2020 kur Hoti kishte kërkuar që Kreshnik Gashi të lirojë pozitën e shefit të këtij institucioni.
Ligji për AKI-në specifikon se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.
Nga Qeveria e Kosovës i kanë thënë KosovaPress-it se ende nuk ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim, ndërsa presidenca nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara.
Për njohësen e çështjeve të sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, rasti me AKI-në është vetëm një prej shembujve si dëmtohen çështjet e sigurisë në Kosovë si pasojë e jo stabilitetit politik.
“Fatkeqësisht ky është një prej shembujve më flagrant se si çështjet e sigurisë dëmtohen jashtëzakonisht shumë kur ka jo stabilitet politik në vend. Ky është një prej shembujve që është bërë shumë publik, po e vërejmë çfarë dëmi është duke shkaktuar përkundër faktit që dëme të tilla janë shkaktuar në Kosovë në vazhdimësi duke mos pasur stabilitet politik, duke mos pasur qeveri stabile, duke mos pasur qeveri që arrin të përfundojë një mandat dhe duke mos pasur institucione apo qeveri në këtë rast që janë në gjendje me bë bartjen e memories institucionale, me bë bartjen e mandatit nga një qeveri në tjetrën”, thotë Kabashi-Ramaj.
Deri në emërimin e shefit të ri, AKI-në e drejton zëvendësdrejtori, për çka Besa Kabashi-Ramaj konsideron se me një përgjegjësi të tillë zëvendësdrejtori do të duhej të ngarkohej vetëm në 20 ditët e para kalimtare dhe jo në një periudhë kaq të gjatë.
Ajo konsideron se të gjithë liderët e pozitës dhe opozitës në Kosovë do të duhej të merreshin me këtë çështje dhe të gjejnë kandidat konsensual për të drejtuar AKI-në, në të kundërtën, vlerëson se vakumi në institucionet e sigurisë është i rrezikshëm.
Ndërsa sipas njohësit të sigurisë, Drizan Shala, emërimet e drejtuesve të AKI-së janë bërë përmes preferencave politike, çka sipas tij e ka dëmtuar këtë institucion.
“Pozita e drejtorit të AKI-së është çelësi kyç i sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës, ne jemi në prag të zhvillimeve të qeverisë së re, jemi në prag të zhvillimeve të dialogut me qeverisje ne re, në mungesë të një drejtori në krejt këto procese mund të dëmtojnë sigurinë e Republikës së Kosovës sepse vendimmarrja bazohet vetëm të një ushtrues i detyrës, pavarësisht pozitës, profesionalizmit të saj e cila e ka fushë-veprimtarinë inteligjente, por i mungon një drejtor AKI-së që në proceset vendimmarrëse politike të brendshme e të jashtme, të jemi kredibil për të ushtruar funksionin me të cilin është emëruar Agjencia e Kosovës për Inteligjencë”, thotë ai.
Ai shton se ndërrimi i disa drejtorëve të AKI-së brenda një periudhë të shkurtë e ka dëmtuar edhe imazhin e Kosovës meqë sipas tij ka përcjellë mesazhin që vendi nuk mund t’i mbajë institucionet profesionale larg politikës.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti më 17 dhjetor 2020 i kishte kërkuar Kreshnik Gashit të lirojë pozitën e shefit të AKI-së, për çka ishte mbështetur edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, por që arsyet për një gjë të tillë nuk u bënë të ditura.
Vetëm prej vitit 2015 në AKI janë ndërruar tre drejtorë. i vetmi që e ka përfunduar një mandat të plotë ka qenë i emëruari i vitit 2009, Bashkim Smakaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë