LAJMI I FUNDIT:

AKE: Ky operator jep shërbim interneti më të mirë në Maqedoni

AKE: Ky operator jep shërbim interneti më të mirë në Maqedoni

Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) ka publikuar statistikat për shpejtësinë e internetit në Maqedoni dhe shërbimet tjera të cilat i bien kësaj agjencie, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Shpejtësia mesatare e internetit nga “Telekom Maqedoni” është 13.5 MB në sekondë, ndërsa në rrjetin e one.Vip 8.8 MB në sekondë, tregojnë matjet më të reja të cilësisë së shërbimeve elektronike të komunikimit që i bëri Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE).


Sipas të dhënave që sot i publikoi AKE, shpejtësia e internetit në telefona celulare në marrjen e ndonjë fajli me shpejtësi prej 5 MB nga rrjeti i “Telekom Maqedoni” është 15.919 MB në sekondë, ndërsa dërgesa e një fajli të tillë është 12.061 MB në sekondë.

Shpejtësia për marrjen e fajlit në rrjetin “Vip” është 21.339 MB, ndërsa e dërgimit të fajlit 14.181 MB, ndërsa në rrjetin “ONE” shpejtësia e dërgimit është 7.296 MB ndërsa e dërgimit është 1.910 MB.

Lidhur me shpejtësinë e thirrjes nga telefoni celular në “ONE” ka numër më të vogël të thirrjeve të pasuksesshme, respektivisht 0.28 për qind, tek “VIP” 0.49 për qind, ndërsa tek “Telekom Maqedoni” 0.67 për qind.

Më së paku ndërprerje të rritjeve ka në rrjetin “ONE” ose 0.32 për qind, pastaj vjen “Telekom Maqedoni” me 0.9 për qind dhe “VIP” me 1.14 për qind.

Lidhur me shërbimet fikse, AKE ende nuk ka vendosur sistem të integruar për matjen me pajisje të veta, por grumbullon të dhëna të operatorëve në Maqedoni. Lidhur me internetin fiks, sipas të dhënave të marra nga ana e operatorëve, pjesa më e madhe e shfrytëzuesve përdorin internet përmes 8 dhe 20 MB në sekond.

Nga AKE theksojnë se në zonat kufitare dhe roamingut të padëshiruar ka përpunuar rregullore ku janë të regjistruar se operatorët kanë për obligim t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet për t’i mbrojtur përdoruesit nga roamingu i padëshiruar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori