LAJMI I FUNDIT:

Akademiku Tole: UNESCO nuk thotë që lahuta është serbe!

Akademiku Tole: UNESCO nuk thotë që lahuta është serbe!

Lahuta, si pjesë e pandarë e eposit të kreshnikëve, është instrument muzikor i domosdoshëm për gjallesën e këtij cikli, por është edhe vepër arti arkaik tradicional popullor që mbart subjekte mitike të panteonit të lashtë iliro-shqiptar.

Akademiku Vasil Tole shpjegon se ”UNESCO nuk ka thënë që lahuta është serbe, por ka thënë që Serbia ka regjistruar guslën dhe këndimin me të. Kjo do të thotë që ata kanë regjistruar atë trashëgimi që kanë në territorin e vet, dhe detyra jonë si shqiptarë, duke patur parasysh dhe Kosovën dhe kudo që ka shqiptarë, në përputhje me dokumentet dhe me standardet që ka UNESCO për regjistrimin e këtyre dukurive në listën, ne duhet të regjistrojmë pjesën tonë”.


”Në studimet tona na rezulton që trashëgimia e kënduar me vegla me një tel dhe me hark, siç është gusla në Serbi apo lahuta në territorin tonë, është një trashëgimi që gati-gati zotëron gjithë pjesën e Shqipërisë së Veriut, Kosovës dhe ku banojnë shqiptar në Mal të Zi”, shprehet Tole. ”Ne kemi një detyrim shumë të madh për popullatën shqiptare që kultivon dhe e ka pjesë së identitetit të vet ta regjistrojmë sa më parë në UNESCO. Hapin e kemi hedhur në regjistrimin si listë kombëtare”. /ata/