Akademia Ushtarake e Shqipërisë hap dyert për FSK-në

Gjatë një takimi të zhvilluar të premten në Tiranë, ministrat Oketa dhe Mujota njëzëri kanë konstatuar nevojën, që ky bashkëpunim të konkretizohet edhe përmes nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në mes të dy ministrive, e cila do të hapte perspektiva të reja për konkretizimin e këtij bashkëpunimi.
Po ashtu palët u pajtuan se ky bashkëpunim do të ishte kontribut i krijimit të klimës së volitshme të sigurisë dhe bashkëpunimit ne regjion, për çka do të ishte edhe dëshmi dhe përgatitje e rajonit për integrime euro-atlantike.
Minsitrat Oketa dhe Mujota, e konsideruan të rëndësishëm, jo vetëm në planin patriotik, por të gjithanshëm, përfundimin e rrugës Durrës-Morinë, si element për një bashkëpunim më të ngushtë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































